Dita Europiane e viktimave të komunizmit/ Muzeu Historik ekspozon dy objekte të përkujtimit të internimeve

Dita Europiane e viktimave të komunizmit/ Muzeu Historik ekspozon dy objekte të përkujtimit të internimeve

Sot në Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare. Muzeu Historik Kombëtar ka zgjedhur të prezantojë dy nga objektet kryesore në lidhje me këtë datë të shënuar.

Objektet e ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar, janë: Pantallonat e Gjon Vatnikaj (Tunxhi), të arnuara këto me fije flokësh të nënës së tij, Mrika Tunxhi, gjatë kohës së internimit.

Objekti është pjesë e koleksionit të Muzeut Historik Kombëtar dhe ekspozohet në Pavijonin e Terrorit Komunist në Shqipëri.

Objekti tjetër i përket Margarita Tutulanit (1925-1943), Heroinë e Popullit. Pushkatuar në moshën 19-vjeçare së bashku me të vëllain Kristaq Tutulani, më 6 korrik 1943 nga fashistët italianë. Xhaketa është mbajtur nga Margarita ditën e pushkatimit, gjë që e dëshmojnë njollat e gjakut të dukshme edhe sot.

Objekti është i ekspozuar në Pavijonin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për publikun e gjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy