Bregu: SPAK po heton 51 kompani bastesh online në aktivitet të jashtëligjshëm

Bregu: SPAK po heton 51 kompani bastesh online në aktivitet të jashtëligjshëm

Gazetari Sokol Bregu thotë se “Durana Tech Park” ka lidhje me lojërat e fatit, aktiviteti ilegal i të cilave është nën hetim nga SPAK.

 

Nga studio e emisionit “Zonë e Lirë” e Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se janë 51 kompani të lojërave të fatit nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

 

Sot për herë të parë iu gjet ustai dhe lojërave të fatit. SPAK ka nisur hetim për lojërat e fatit. “Durana” lidhet me lojërat e fatit. 

 

Procedimin penal për bastet online nuk e dinim që ekzistonte. SPAK jo që kishte dosje, por kishte dhe 9 muaj që e hetonte dhe janë 51 kompani bastesh online të jashtëligjshme të cilat SPAK po i heton. 

 

Problemi është që po të mori ai ustai, merresh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nuk je te prokuroria e Tiranës, ku del pas 48 orë detyrim paraqitje.

 

Ky ustai, Altin Dumani që po i heton të çon për hetim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të gjitha çështjet kryesore të korrupsionit në Shqipëri i ka në duar Altin Dumani. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy