Policia italiane zbardh ekzekutimin e 39-vjeçarit shqiptar

Policia italiane zbardh ekzekutimin e 39-vjeçarit shqiptar

Ekzekutimi i shtetasit shqiptar Adriatik Xhafa, sipas autoriteteve italiane ka një motiv banal. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 24 Tetorit, ndërsa viktima u mbajt në spital dhe për më shumë se dy javë derisa u nda nga jeta javën e kaluar. Ndërkohë, autor i dyshuar për këtë ngjarje është arrestuar shtetasi shqiptar, Gilmond Metaliu, 41 vjeç. Policia italiane ka ngritur ndaj tij akuzën e tentativës me qëllim vrasjen. Por pse ndodhi konflikti mes dy shqiptarëve, duke degraduar më pas me një viktimë.

Mediat italiane shkruajnë se, shkak i vrasjes është një koment që autori i krimit i ka bërë të dashurës së viktimës. Mësohet se Metaliu ka shkuar në lokalin ku ajo punonte dhe aty ka bërë një koment të fyes për vajzën. Kjo i ka treguar të dashurit të saj për çfarë kishte ndodhur. Më pas, viktima Adriatik Xhafa i ka kërkuar Metaliut që të mos bënte shkaka të tilla me njerëzit. Këtu ka lindur një sherr mes tyre që për Metaliun nuk është lënë me aq. Sipas hetuesve, ai mori makinën dhe nisi të kërkonte personin me të cilin ishte zënë dhe u hakmorr ndaj tij duke e qëlluar me armë zjarri.

39-vjeçari Xhafa mori ndihmën e parë në vendngjarje, ndërsa ishte një shtetas rumun ai që e dërgoi në spital pasi u qëllua. Pas ngjarjes, autori i krimit është identifikuar nga e dashura e viktimës dhe gjetja e tij u bë e mundur nga kqyrja e kamerave të sigurisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy