
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së martës në aksin Elbasan-Librazhd, tek vendi i quajtur “Kthesa e Murrashit”. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet tip furgon ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se si pasojë e përplasjes është krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve, ndërsa fatmirësisht nuk është raportuar për viktima.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



