Protesta e studentëve të Mjekësisë/ Goditet me vezë godina e Ministrisë së Arsimit

Protesta e studentëve të Mjekësisë/ Goditet me vezë godina e Ministrisë së Arsimit

Studentët e Universitetit të Mjekësisë gjatë protestës së sotme të drejtuar te godia e Ministrisë së Arsimit, kanë goditur me vezë muret e këtij institucioni.

Aksioni është bërë në shenjë revolte ndaj mos përgjigjes nga institucioni. Një pjesë e studentëve kanë lëshuar vezët në drejtim të dritareve duke thirrur “Ministria e Turpit”.

Protestës sot ia janë bashkuar dhe disa qytetarë dhe ajo pritet të zgjasë për disa orë. 

Për dy javë rresht, dhjetëra studentë të mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, duke protestuar para Universitetit të tyre si dhe para Kuvendit, ndërsa sot janë zhvendosur para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e një projekt-ligji, që parashikon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy