Një grua është gjetur e mbytur në bregdetin e Durrësit. Ngjarja është regjistruar pranë shëtitores Taulantia.
Burime për MCN bëjë me dije se nuk dihet ende identiteti i gruas si dhe mosha e saj, ndërkohë që pritet që trupi i pajetë të nxirret nga uji.
Nga të dhënat paraprake, ka dyshime se gruaja është vetëmbytur, pasi çanta e saj është gjetur në breg të detit.



