3 të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar) janë larguar nga ambientet i një qendre sociale në Elbasan.
Kallëzimin në polici e ka bërë 37-vjeçari me iniciale R.P, përgjegjës i kësaj qendre.
Njoftimi: Më datë 19.09.2024, ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.



