Vunë 50 mijë euro gjobë, arrestohen tre vëllezër dibranë në Tiranë

Vunë 50 mijë euro gjobë, arrestohen tre vëllezër dibranë në Tiranë

Përfundon me sukses operacioni policor i koduar ‘Brothers’, ku janë vënë në pranga tre vëllezër nga Dibra me mbiemër Titini të cilët i kishin vendosur 50 mijë euro gjobë një shtetasi. Të tre vëllezërit kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe kanë kanosur shtetasin që i ka denoncuar më pas ata në polici. 

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale ndaj jetës dhe pronës, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar disa javore duke përdorur edhe metoda speciale hetimi, finalizoi me sukses operacionin “Brothers“, si rezultat i të cilit u kapën dhe ndaluan shtetasit: Xh. T., 23 vjeç, E. T., 32 vjeç, A. T., 32 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t’i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një shtetasi, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy