Një makinë ka shpërthyer në flakë dhe është djegur plotësisht në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Llogara.
Mjeti tip Citoren C3 është djegur plotësisht, ndërsa fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë me shpejtësi pa u lënduar. Mjeti ka qenë në ecje kur ka marrë flakë dhe shkak dyshohet të jetë bërë një defekt teknik.
Për disa minuta trafiku në rrugën e Llogarasë është bllokuar.



