Vodhën 9 biçikleta dhe motomjete elektrike/ Arrestohen  një 18-vjeçar dhe një 16-vjeçar në Tiranë

Vodhën 9 biçikleta dhe motomjete elektrike/ Arrestohen një 18-vjeçar dhe një 16-vjeçar në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj, 18 dhe 16 vjeç, të dy të dënuar më parë për vjedhje, të cilët akuzohen për 9 raste vjedhjesh biçikletash dhe motomjetesh elektrike të kryera gjatë muajve shtator dhe tetor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas disa kallëzimeve të qytetarëve për vjedhje në lagje të ndryshme të kryeqytetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mjetet”.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe pamjeve filmike, u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit R. M., 18 vjeç, dhe i një të mituri 16 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Policia njofton se vijojnë hetimet për të zbuluar nëse të arrestuarit janë të përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme vjedhjesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy