Përplasen tre makina në Lezhë-Shkodër, plagoset gruaja shtatzënë dhe një burrë

Përplasen tre makina në Lezhë-Shkodër, plagoset gruaja shtatzënë dhe një burrë

Një grua shtatzënë dhe një burrë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së tre makinave në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Aksidenti u shënua mëngjesin e sotëm pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj.

Dy të plagosurit u dërguan në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme.

Policia njofton se rreth orës 08:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, automjeti me drejtues shtetasin S. T. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. B. dhe me automjetin me drejtues shtetasin M. G.. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi M. G. dhe pasagjerja në automjetin e shtetasit M. B., shtetasja E. B., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy