
Një shtetase italiane është plagosur me thikë në zonën e Vilë Bashtovës në Kavajë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.
Sipas informacioneve të policisë, gruaja është qëlluar me thikë dhe se i dyshuar si autor i ngjarjes është bashkëshorti i saj. Ky i fundit është në “arrest shtëpie” për veprën penale “dhunë në familje”.
Shtetasja italiane mësohet se është pronare e një lokali të quajtur “Pepedoro” në Vilë Bashtovë. E plagosura është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



