Policia e Kukësit del me deklaratë për arrestimin e Ballist Morinës/ Akuza që rëndon ndaj tij

Policia e Kukësit del me deklaratë për arrestimin e Ballist Morinës/ Akuza që rëndon ndaj tij

Pasi ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi arrestimin e tifozit të kombëtares Ismail (Ballist) Morina, sipas tij me urdhër nga Beogradi, Policia e Kukësit del me deklaratë.

Në njoftimin zyrtar thuhet se efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës ndaluan shtetasin Ismail Morinaj, 40 vjeç, banues në fshatin Shikaj, Kukës, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Durrës.

Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Procedurat e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Durrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy