
Një person është gjetur i varur në Berat gjatë mëngjesit të sotëm nga familjarët e tij.
Nga të dhënat paraprake policia bën të ditur se në fshatin Poshnje, Dimal është gjetur në banesë nga familjarët pa shenja jete dyshohet i vetëvarur shtetasi M.Ç., 60 vjeç.
Nga ekzaminimet paraprake mjeko-ligjore në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



