Një sherr mes disa shqiptarëve në Itali ka përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në via Dorighello, në periferinë lindore të Padovës, ku janë regjistruar një i vdekur dhe dy të plagosur, të tre shtetas shqiptarë. Viktima është gjetur në korridorin e pallatit ku banonte. Dy të plagosurit janë dërguar në spital, njëri në gjendje të rëndë.



