Policia e Durrësit ka sekuestruar një gomone, e cila kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë në plazhin e Spillesë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Pas sekuestrimit të mjetit, polici ka ndëshkuar me gjobë 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomone, për ushtrim të aktivitetit jashtë zonave të miratuara. Mjeti i bllokuar u shoqërua në ambientet e SPK Durrës. Policia Kufitare Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese që të mos shkelin perimetrin e sigurisë dhe të zbatojnë me korrektësi rregullat e lundrimit, duke qenë të pajisur me dokumentacionin përkatës. Policia Kufitare fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie që cenon sigurinë e tyre, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.



