Merr fund arratia e dy shqiptarëve, akuzat që rëndojnë mbi ta

Merr fund arratia e dy shqiptarëve, akuzat që rëndojnë mbi ta

Një 40-vjeçar shqiptar është ekstraduar drejt Italisë pasi akuzohet për vrasjen e një bashkatdhetari. Bëhet me dije se i ekstraduar është Mirion Nuredini i cili u arrestua në Holandë pas një viti e gjysmë në arrati.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Nuredini akuzohet për vrasjen e Ervin Karafilit, e ndodhur më 28 nëntor 2019 në rrugën Corte Casalino në Verona.

Hetuesit në bashkëpunim me policinë holandeze, gjurmuan dhe arrestuan Nuredinin i cili menjëherë pas vrasjes ishte arratisur drejt Shqipërisë dhe më pas drejt Gjermanisë, duke u vendosur përfundimisht në qytetin Ter Apel në Holandë.

Ndërkohë në po të njëjtën ditë u arrestua dhe Albert Xibraku, 43-vjeç i akuzuar për tentativë vrasjes. Xibrakut i ishte dhënë një armë zjarri e llojit pistoletë nga Ervin Karafili për të qëlluar në drejtim të Nuredinit, por pa e lënduar këtë të fundit.

Mësohet se ndaj Nuredinit kishin tentuar ta vrisnin viktima, Karafili dhe Xibraku dhe në këtë moment ai ishte kundërpërgjigjur duke lënë të vdekur Karafilin.

Besohet se shkak i këtij konflikti të ndodhur në 2019 kanë qënë hesapet e drogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy