
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë njofton se autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës.
Sakaq, ky vendim hyn në fuqi nga data 2 maj 2022.
Ai rikthen aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë.
Për çdo informacion më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, ministria ka vënë në dispozicion link-un https://punetejashtme.gov.al/harta/.



