Kryedispeçeri në Portin e Durrësit arrestohet në Belgjikë, autoritetet: Është për trajnim jashtë vendit!

Kryedispeçeri në Portin e Durrësit arrestohet në Belgjikë, autoritetet: Është për trajnim jashtë vendit!

Kryedispeçeri në Portin e Durrësit, Shefki Keci mësohet se është arrestuar nga autoritetet belge, për llogari të shtetit italian. Sipas burimeve nga policia, MCN mëson se arrestimi i Kecit është bërë tre ditë më parë në Belgjikë, pasi ka rezultuar në kërkim nga autoritetet e Italisë lidhur me një çështje rreth 15-20 vite më parë.

Mësohet se Shefki Keci mbante postin e Kryedispecerit në Portin e Durrësit prej rreth një viti, ndërsa kishte udhëtuar jashtë vendit ditët e fundit. Burimet thanë se në Belgjikë ndodhej për disa punë të tij persona.

Lidhur me çështjen e tij, MCN u interesua edhe pranë autoritetit portuale në Durrës. Zëdhënësja e këtij institucioni, ndryshe nga burimet e policisë, tha se Shefki Keci aktualisht ndodhej jashtë vendit për një trajnim. Sipas saj, nuk kishte asnjë informacion nëse ky person është arrestuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy