Grabitën një sasi parash nën kërcënimin e thikës, në pranga dy të rinj në Lezhë

Grabitën një sasi parash nën kërcënimin e thikës, në pranga dy të rinj në Lezhë

Dy persona të dyshuar për vjedhjen e një sasie parash nën kërcënimin e thikës në një banesë në Lezhë kanë përfudnuar në prangat e policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas, për vjedhjen e një shumë parash, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), nga dy persona, në banesën e tij, kanë organizuar operacionin policor të koduar "Benefit", për identifikimin dhe vënien të pranga të autorëve të kësaj ngjarjeje.  

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi i shtetasve A. M., 21 vjeç dhe E. K., 17 vjeç, banues në Zejmen.  Këta 2 shtetas, nën kërcënimin e një mjeti prerë (thikë), kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. Ll., shumën 280 000 lekë të rinj.    

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar A. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 50.000 lekë të rinj, një maskë, një orë dhe sende me vlerë që dyshohet se janë përfituar nga shuma e parave të vjedhura në banesën e shtetasit M. Ll. 

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime mëtejshme.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy