Në më pak se 10 ditë Policia e Vlorës në kuadër të aksionit “Sundimi i Ligjit” mundi të zbulojë dy baza armatimesh. Ndërsa në një prej tyre kamufluar në një vilë dy katëshe në Babicë u gjetën snajpera, maska dhe pistoletë celular. Pas qindra aksioneve ku vilat luksoze nëpër Shqipëri dhe bodrumet e tyre u kthyen në shtëpia bari, banorët më të rinj të strehuar tashmë në këto ambiente nuk janë njerëzit. Të kamufluara si banesa ku strehohen familje apo objekt në ndërtim e sipër, vilat nga një, dy e disa kate rezultojnë se sot përdoren si depo për ruajtjen e municioneve dhe armatimeve të grupeve kriminale. Municione të denja për ushtri janë zbuluar në operacionet e policisë së Vlorës dhe Durrësit në harkun kohor të 4 javëve.
Mesditën e 12 shkurt 2024 një aksion blic i policisë së Vlorës do të zbulonte se një rrobaqepësi në këtë qytet ishte kthyer në një dyqan ilegal armatimi të rëndë. Janë këto pamjet e siguruara nga emisioni FactCheck teksa oficerët e policisë shkencore marrin provat materiale nga depo në lagjen “10 Korriku” dhe po ashtu përfitojnë nga këto armë gjurmë të mundshme daltiloskopike. Si posedues i këtyre armëve u arrestua Gjergji Dervishaj, 31-vjeçari me precedentë të mëparshëm penal në fushën e lëndëve narkotike, Dervishaj njihet në Vlorë edhe me pseudonimin “Zoto”. Ky ishte armatimi i sekuestruar nën operacionin e koduar “Knock Out 4”.
-1 minë me telekomandë
-4 kallashnikovë (njëri me silenciator)
-1 pistoletë
-1 armë zjarri imituese
-12 krehra armësh
-800 fishekë
-1 jelek antiplumb
-1 peshore elektronike
-Targa automjeti
Pa u mbushur një muaj nga ky aksion në qytetin e Vlorës, Forcat Operacionale, reparti “Shqiponja” dhe njësia elitë RENEA do të ngjiteshin në lagjen Babicë për të trokitur në këtë vilë dykatëshe. Ajo që u zbulua pas hetimeve disa javore ishte një supermarket ilegal armatimi e municioni. Snajpera, Pistoleta stilolaps, e deri te maskat apo targa automjetesh të cilat janë lënda e parë e krimit dhe grupeve të vrasjeve.
Në kuadër të operacionit “Knock Out 5” arsenali i Babicës jo vetëm ishte më i madh por më i sofistikuar dhe një arsenal që dyshohet se lidhet me ngjarje të fundit ku janë shënuar edhe viktima.
1. Një armë zjarri snajper e kalibrit 7.62-mm,
e montuar ne gjendje luftarake me silenciator
2. Pjesë përbërëse arme luftarake për formimin e
(dy) armë te tjera zjarri pushkë snajpera.
3. Një armë zjarri pistoletë, e markës Zastava
4. Një arme Pistoletë-Stilolaps me ngjyrë Bronxi
dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6-mm.
5. Një armë , e futur në këllëf, e kalbirit 12mm, e prodhimit Rus
6. Dy kuti plastike me material ndihmese
për mirëmbajtjen e armeve snajpera.
7. Mine e përshtatur me celular dhe eksploziv plastik
si dhe shtatë copë kallëp lëndë eksplozive 200 dhe 400gr.
8. Katër silenciator me trup metalik
me ngjyrë të Zezë për armë te gjata
9. Një Dylbi Optik termik me ngjyrë ushtarake
me mbishkrimin NUC FOR BEST IMAGE
10. Katër dylbi optike si ato që vendosen
në armët e zjarrit për shënjestër në largësi
13. Dy palë dylbi optike vëzhgimi
14. Aksesorë plotësues për shënjestra
optike të armëve të zjarrit.
15 Një kuti plastike me ngjyrë të Zezë
me 200 copë fishekë 9-mm.
17. Një sasi e madhe fishekësh të kabibrit 7.65-mm dhe 45 krehera
automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56
18.Nje sasi e madhe fishekë kalibër 12 mm
19 Disa mijëra fishekë luftarake kalibrave të ndryshëm
ndezësa granatash dore.
20. Disa aparate telefonik celular
21. Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin BOATHENG,
me karikuesin e saj në valë të DVP Vlorë
22. Një pajisje me antenë me
mbishkrimin DETECTOR K18 RFGS.
23. Njësi qendrore kompjuteri e markës HP, dhe DVR
24. Një numër i madh targash automjetesh
dhe çelësash të ndryshëm automjetesh
25. Disa maska me ngjyrë të zezë dhe maska
silikoni me imazhin e kokës së njeriut.
26 Disa fenelina policie e veshje të ndryshme.
Në pranga u vu Luçiano Deraj alias Albano Deraj i cili dyshohet se kishte rolin e ruajtësit të bazës së armatimeve.
Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest në qeli, ndërsa para hetuesve ai ka heshtur duke thënë se s’kishte asnjë dijeni për këtë armatim të strehuar në vilën dy katëshe.
Por cili ishte hetimi që çoi hetuesit tek kjo bazë?
Kreu i Policisë Vlorë Drejtues Ermal Muça në një dalje për mediat tha se ishin dy ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në qytetin e Vlorës. Në një prej tyre edhe pse z.Muça nuk ju përgjigj medias rezulton se vrasja e shtetasit Gëzim Sinomataj 22 vjeç mbrëmjen e 7 Janar 2024 u krye me snajper.



