
Gjykata e Lartë ka hedhur shortin për gjyqtarin që do të shqyrtojë dosjen në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë është publikuar kaalendari i çështjes në ngarkim të Tahirit, ndërsa gjyqtari që do të gjykojë këtë dosje është Sandër Simoni, ish-gjyqtar i Posaçëm.
Në janar të këtij viti, ish-Ministri i Brendshëm bëri recurs të vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e riktheu çështjen për rigjykim nëë Shakëllën e Parë të Gjyqësorit. Kujtojmë që më herët, ish-Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi ish-ministrin me 3 vite Shërbim Prove, vendim ky që u apelua më pas nga Tahiri. Apeli më pas e ktheu çështjen për rigjykim në Shkallën e parë të gjyqësorit, vendim ky që solli më pas rekursin në Gjykatën e Lartë.
Akuzat me të cilat ish-Minstri Tahiri do të përballet janë: “Trafikimi i narkotikeëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.



