Kryeparlamentari Glauk Konjufca në gjyq për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend gjatë vitit 2016

Kryeparlamentari Glauk Konjufca në gjyq për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend gjatë vitit 2016

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është paraqitur sot në Gjykatën e Prishtinës, që të përballet me akuzat për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2016.

Arbnora Zeqiri, avokate e Glauk Konjufcës tha se nuk ka prova të cilat dëshmojnë se ai e ka hedhur gazin.

Në rastin e Konjufcës po dëshmon edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili tha se nuk i kujtohet nëse ka gjuajtur me gaz Glauku.

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, në seancën e, zgjodhi të mbrohet në heshtje.

Zonja gjyqtare, deklaratën kryesore e kam dhënë në fazat e mëhershme të këtij procesi, asaj i përmbahem. Kështu që po e zgjedh këtë opsionin e mbrojtjes në heshtje të cilin ma mundëson edhe ligji.

Gjatë kësaj seance, janë elaboruar provat materiale të propozuara në aktakuzë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Konjufca po akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petrovic, i njëjti në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë.

Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të njëjtit janë detyruar të braktisin sallën, me çka i pandehuri Konjufca ka rënë ndesh me nenin 9.1 të Rregullores nr.04/12 për armëmbajtje në Republikën e Kosovës, ku ndalohet përdorimi i armëve.

Me këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Ndërsa, sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, me datë, në kohë dhe vend të përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj akuze, i pandehuri Konjufca gjatë përdorimit të gazit lotsjellës ka penguar personat zyrtarë si kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq në kryerjen e detyrave zyrtare, ç’rast të gjithë personat zyrtarë janë detyruar ta ndërpresin mbledhjen dhe të largohen nga salla.

Për këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” parashikuar nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy