Sherr në Bilisht, plagosen dy persona

Sherr në Bilisht, plagosen dy persona

Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Bilishtit, me pasojë plagosjen e dy personave. Nga informacionet paraprake, mësohet se tre persona kanë goditur dhe dhunuar me sende të forta një tjetër duke i shkaktuar dëmtime në trup. 

Nga ana tjetër, pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve. 

Mësohet se Trajan Çeliku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar një 39-vjeçar me inicialet Guri Mazelliu.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që autorët të përfshihen në konflikt me 39-vjeçarin. Konflikti ka nisur verbalisht dhe më pas ka përfunduar në përdorimin e sendeve të forta.

Trajan Çeliku u konfliktua me 39-vjeçarin paraditen e sotme dhe më pas, ka shkuar sërish për ta takuar me dy persona të tjerë. 

Mësohet se pas mjekimit në spital, të gjithë janë shoqëruar në komisariatin e Devollit ku do të merren në pyetje e do të zbardhet gjithë dinamika e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy