11 protestuesit të cilët u arrestuan në flagrance gjatë protestës së opozitës së zhvilluar ditën e premte do të dalin sot para gjykatës.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e MCN Live bën me dije se prokuroria ka kërkuar për 5 prej tyre masën “arrest me burg”.
Të arrestuarit janë: Klemend Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvet Toçilla, Igball Domi, Semi Bici, Bardhyl Ndou, Gentjan Tuga, Edison Shyti, Sokol Bajraktari dhe Ernest Kapo, ku 6 prej tyre, policia thotë se u kapën në flagrancë me molotovë.



