Shpërthimi në Lushnje do të hetohet nga prokurorët e SPAK dhe do të gjykohet nga Gjykata Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Nën akuzë për shpërthimin në Lushnje është edhe deputeti socialist Bujar Çela, kryeinspektori dhe 4 inspektorët që kishin për detyrë të kontrollonin ndërtimet pa leje në territorin e bashkisë Lushnje.
Për gazetarin Xhevahir Zhabina, i ftuar në “MCN live”, për sa më lart, duhet vërtetuar ndikimi politik i deputetit Çela që ka pasur në pushtetin lokal dhe policia lokale.
Më mirë që çështja kaloj në SPAK, por duhet thënë se veprimet e para hetimore të cilat janë edhe më të rëndësishme janë kthyer edhe oficerët e policisë dhe Prokurorisë së Fierit.
Mendoj se mënyra se si hetohet ne rrethe, nuk është e njëjtë me atë që hetojnë oficerët e BKH, prandaj mendoj se cilësia e hetimit mund te ketë çeduar që në fillim dhe mbettë për tu parë ato veprime shtesë që mund të ndikojnë te ngjarja.
Megjithatë unë s’di të them se deputeti është administrator apo ka fuqi vendimmarrëse në fuqinë që zotëron apo ka administrator qe mban përgjegjësinë penale. Pastaj duhet vërtetuar nëse deputeti ka ndikuar te pushteti lokal, te policia lokale.
Duhet vërtetuar ndikimi politik që ka pasur në pushtetin lokal, në punonjësit që ka ai aty.



