Trafik kanabisi/ Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Trafik kanabisi/ Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Green pack", për goditjen e shpërndarjes së lëndës narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë lokalizuar dhe ndaluar, në rrugën “Nikolla Tupe", automjetin me drejtues shtetasin R. Rr. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 1.1 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një peshore elektronike dhe dy aparate celulare.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: 

- R. Rr., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit R. Rr.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy