704 raste infektimi dhe nëntë të vdekur nga Covid në Kosovë

704 raste infektimi dhe nëntë të vdekur nga Covid në Kosovë

Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 704 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1651 testime.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.651 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive është 36 mijë e 253, nga 135 mijë e 969 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 948 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 271 raste, Pejë 46 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Gjakovë 34 raste, Ferizaj 31 raste, Gjilan 30 raste, Lipjan 29 raste, Podujevë 28 raste, Prizren 27 raste, Mitrovicë 26 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Malishevë 15 raste, Skenderaj 13 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Klinë 7 raste, Shtime 7 raste, Viti 7 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Kamenicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Istog 3 raste dhe Dragash 2 raste.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 391 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.168.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy