Përshtati banesën për përdorimin e lëndëve narkotike, arrestohet 54-vjeçari në Berat

Përshtati banesën për përdorimin e lëndëve narkotike, arrestohet 54-vjeçari në Berat

Policia e Betatit ka vënë në pranfga një 54-vjeçar me iniciale K. F.,pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij iu gjet dhe sekuestrua 206 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë.

54-vjeçari ka ushtruar veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në qarkun e Beratit, si dhe ka përshtatur banesën e tij, për përdorimin e lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë: Berat

Finalizohet operacioni policor i koduar “Adekuat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta dhe përshtaste banesën e tij, për përdorimin e lëndëve narkotike, vihet në pranga 54-vjeçari.

Sekuestrohen 206 gramë lënde e dyshuar narkotike heroinë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas ushtronte këtë aktivitet kriminal në qytetin e Beratit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Adekuat”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. F., 54 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ushtruar veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në qarkun e Beratit, si dhe ka përshtatur banesën e tij, për përdorimin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 206 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy