
Juristi Gent Rumano në emisionin Factcheck ka komentuar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në mbrëmjen e 18 prillit ku një përplasje mes dy grupeve të rinjsh ka përfunduar me vdekjen e të riut Stivi Toshkësi.
Ai tha se është një ngjarje shumë e rëndë, një nga ato ngjarje për të cilat nuk parapëlqehet të komentohet. Sipas tij, është një ngjarje që ka ndodhur, një miks i një krimi pasioni me një organizim jo të mirëfilltë por që ka ardhur duke sjellë pasojën e rëndë atë të vrasjes së një të riu.
Kjo është një situatë që ka ardhur si pasojë e një ngarkese psikologjike e të dyja grupeve të të rinjve, si pasojë e të gjitha orientimeve të dhëna se kjo ka ndodhur për shkak të një sherri për një vajzë kjo ka ndodhur rëndomë, po ndodh rëndmë dhë shpresojmë që të mos ndodhë më në të ardhmen sepse këto lloj përplasjesh nuk përfundojnë mirë. Ajo që ka ndodhur duhet të ishte e jashtëzakonshme për kohën që jetojmë, të rinj të cilët janë vendosur në sedër dhe për shkak të komunikime, mund të kenë pasur dhe konfliktime të mëparshme, por si ngjarje mbetet e rëndë. Këtu ka mosveprim social, qoftë nga familja, shkolla, institucionet apo dhe nga shteti që nuk ka marrë masa, përkundrazi brenda këtij viti kemi pasur disa ngjarje të tilla.
Në vijim ai theksoi se kemi konstatuar se të rinjtë mund të gjejnë armë shumë lehtë në këtë vend dhe për këtë duhet ndërhyrja domosdoshmërish e shtetit. Sipas tij, fakti që mungon komunikimi me familjen, shkollat, psikologët kjo tregon se nuk është bërë një punë e mjaftueshme nga ana e të gjithë subjekteve.
Ajo që duhet është më shumë punë. Në rast se nga ana e institucioneve do të kemi më shumë kontrolle për mbajtjen e armëve do kemi dhe parandalime të këtyre ngjarjeve. Mund ta përtypin që dy të rinjtë mund të zihen apo përplasen fizikisht, por që një ngjarje e tillë të përfundojë me vdekjen e një të riu kjo është e papranueshme. Ajo çka ne duhet ti qëndrojmë më shumë kësaj situate është se është e papranueshme se si janë sjell të gjithë të rinjtë sepse ata duhet të kishin qasje për të kaluar këtë situatë. Fakti që mungon komunikimi me familjen, shkollat, psikologët kjo tregon se nuk është bërë një punë e mjaftueshme nga ana e të gjithë subjekteve. Nëse kemi një situatë të tillë kjo duhet të reflektohet nga ana e institucioneve policisë dhe shkollave që duhet të ketë ndërhyrje urgjente që të tilla situata të mos i zgjidhin vetë.



