Sherr me thika, adoleshenti plagos babë e birë në Gjirokastër

Sherr me thika, adoleshenti plagos babë e birë në Gjirokastër

Një sherr me thika ka ndodhur në Gjirokastër, dhe në pranga është një 16-­vjeccar pasi dyshohet se ka plagosur dy person.

Shkak për këtë ngjarje dyshohet të jetë një sherr mes 16­vjeçarit me inicialet N.K, dhe 17­vjeçarit, Xh.D.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës. 17­-vjeçari Xh.D dhe babai i tij A.D., 45 vjeç, janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Teksa dy të rinjtë po konfliktoheshin, babai i këtij të fundit ka ndërhyrë për t’i ndarë, por 16-­vjeçari ka nxjerrë një thikë, me të cilën i ka plagosur të dy.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe shkaqeve të konfliktit mes adoleshentëve. Materialet në ngarkim të 16­vjeçarit N.K, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy