Përshtatën lokalin për përdorim droge, 3 të arrestuar në Durrës/ Emrat

Përshtatën lokalin për përdorim droge, 3 të arrestuar në Durrës/ Emrat

Një operacion i policisë së Durrësit i koduar “Butterfly”, ka goditur një rast të përshtatjes së lokaleve për përdorim droge, duke vënë në pranga pronarin dhe dy të tjerë.

Nga ana e uniformave blu u vunë në pranga Vladimir Kokomani, 41 vjeç, banues në Durrës, pronari i lokalit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, Leonard Kokomani, 21 vjeç dhe Besmir Isedisha, 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit Vladimir Kokomani, në Maminas, Durrës, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë të ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 3 aparate celulare, 62.000 lekë të rinj, 900 euro dhe 100 paund, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy