Shpërthim në Bulqizë/ Minatori me dëmtime në qafë dhe kraharor niset me helikopter drejt Tiranës

Shpërthim në Bulqizë/ Minatori me dëmtime në qafë dhe kraharor niset me helikopter drejt Tiranës

Një shpërthim ka ndodhur në një nga minierat e Bulqizës, ku për pasojë është plagosur një minator.

Personi i plagosur është identifikuar si Valter Duriçi, 36 vjeç.

Në momentin që miniera ka shpërthyer, 36-vjeçari ka qenë brenda dhe ka marrë dëmtime në kraharor dhe në qafë.

Mësohet se ai është nisur menjëherë me helikopter drejt Tiranës, për të marrë ndihmë mjekësore.

Aksidenti ka ndodhur, sipas Debreshit, në zonën D të minierës së Bulqizës.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet që ekspertët e AKSEM (Autoriteti Kombëtar i Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera) të hedhin dritë mbi rrethanat e shpërthimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy