Pogradec/ 48-vjeçari dyshohet se konsumoi fostoksinë, humb jetën rrugës për në Tiranë

Pogradec/ 48-vjeçari dyshohet se konsumoi fostoksinë, humb jetën rrugës për në Tiranë

Një 48-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke konsumuar një substancë të ndaluar, që dyshohet të jetë fostoksinë. Ngjarja është regjistruar në zonën e Pogradec.

 

Burime paraprake bëjnë me dije se 48-vjeçari është transportuar me urgjencë nga ambulanca e spitalit të Pogradecit drejt Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. 

 

Megjithatë, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës si pasojë e gjendjes tejet të rënduar. Ende nuk dihen shkaqet që mund ta kenë çuar 48-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt të rëndë.

 

Ndërkohë, trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Pogradec, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

 

Nga ana tjetër, policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy