U kapën me kanabis në banesë, në pranga babë e bir në Malësinë e Madhe

U kapën me kanabis në banesë, në pranga babë e bir në Malësinë e Madhe

Në kuadër të operacionit “Vukpalaj” në Malësinë e Madhe kanë rënë në pranga shtetasit  Paulin Dekaj, Alfred Dekaj, babë e bir, të cilët mbanin 26.4 kilogramë kanabis, në afërsi të banesës së tyre

NJOFTIM 

Malësi e Madhe/Kontrolle, hetime dhe punë intensive nga inteligjenca policore, vijojnë të kryhen në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli”. 
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, operacioni policor i koduar “Vukpalaj”.
Mbanin rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, në afërsi të banesës së tyre, me qëllim shitjen, vihen në pranga babë e bir.
Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike, një pajisje presimi, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhimin e lëndës.
Si rezultat i adimistrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 2 shtetas mbanin në banesën e tyre, në fshatin Vukpalaj, sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe organizuan punën në kuadër të planit operacional  antidrogë të koduar “Tempulli” dhe finalizuan operacionin policor të koduar Vukpalaj”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit P. D., 63 vjeç dhe A. D., 35 vjeç (babë e bir).
Nga kontrollet në ambientet përreth banesës së të arrestuarve, u gjetën rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, gati për t’u shitur. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pajisje presimi, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhim, të cilat u gjetën gjithashtu në këto ambiente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy