I dyshuar për vjedhjen e 4 mjeteve, e kap “Stafeta” në Pogradec

I dyshuar për vjedhjen e 4 mjeteve, e kap “Stafeta” në Pogradec

“Stafeta” u kodua një operacion i policisë së Pogradecit, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Elbasan dhe Librazhd, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 09.01.2023, në lagjen nr. 3, Pogradec, ku u vodh një automjet tip “Toyota”, organizuan veprimet dhe falë koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Stafeta”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. I., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i vjedhjes së automjetit tip “Toyota”.  

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë kësaj jave, ka vjedhur edhe 3 automjete të tjera, në Përrenjas dhe në Elbasan, konkretisht një automjet tip “Nissan”, një kamionçinë tip “Benz” dhe një motoçikletë tip “Yinxiang”, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer më shumë se një herë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy