Apartamente, toka dhe makina luksi, vlonjatit i sekuestrohen 2 milionë euro pasuri

Apartamente, toka dhe makina luksi, vlonjatit i sekuestrohen 2 milionë euro pasuri

Një personi në Vlorë, i janë sekuestruar mbi 2 milionë euro pasuri të dyshuara si produkt krimi, apartamente, toka dhe makina luksoze.

 

Me kërkesë të Prokurorisë Vlorë, u konfiskuan mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z. i akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 

 

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1922, të vitit 2019, u pranua kërkesa e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, duke vendosur: 

 

- Deklarimin fajtor të të pandehurit R. Z., për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, të parashikuar nga neni 287 pikat (a), (b), (c) i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 7 vite burgim; 

 

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale ulë 1/3 (një të tretën) e masës së dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin R.Z., me 4 vjet e 8 muaj;

 

Konfiskimin e pasurive si më poshtë: 

 

- Pasuri e paluajtshme, e llojit “Njësi”, me nr.54/9-19, me sipërfaqe totale prej 70m2, vol.31, fq.87, zona kadastrale 8605, ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetasit R.Z.;

 

- Pasuri e paluajtshme e llojit “Njësi”, me nr.54/9-18, me sipërfaqe totale prej 50m2, VOL.31, fq.86, zona kadastrale me nr.8605, ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetasit R.Z; 

 

- Pasuri e paluajtshme e llojit “Apartament”, me nr.pasurie 49/41 + 1-1, vol.31, faqe 180, me sipërfaqe prej 159m2, ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në pronësi të shtetasit V.Z.;

 

- Pasuri e paluajtshme e llojit “Tokë arë”, me nr.pasurie 105/13, vol.2, fq.19, me sipërfaqe prej 5000m2, zona kadastrale me nr.2838, në bashkëpronësi të shtetasve S.Z, L.Z, E.Z, R.Z, V.Z etj; 

 

- Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, me nr.pasurie 49/41-T, me sipërfaqe prej 105m2, vol.34, fq. 117, zona kadastrale me nr.8605, ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.; 

 

- Pasuri e paluajtshme e llojit “Apartament”, me nr.pasurie 49+41+1-2, me sipërfaqe prej 171m2, vol.31, fq. 191, zona kadastrale nr.8605, lagjja “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.; 

 

- Pasuri e paluajtshme e llojit “Bodrum”, me nr.pasurie 49-41-B, sipërfaqe prej 181m2, vol.31, faqe 179, zona kadastrale me nr.8605, lagjja “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.; 

 

- Pasuri e paluajtshme “shtesë 4-kate”, ndërtuar mbi bazën e lejes së ndërtimit me nr.2/446 datë 28/09/2011, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.; dhe 

 

- Automjet i markës BMW, GM730D, në pronësi të shtetasit R.Z. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy