
Një 34-vjeçare shqiptare është aksidentuar për vdekje në “Viale della Primavera”, në periferi të Romës. Në aksident u përfshinë dy makina, ku mjeti i saj tip “Smart” u përplas me një “Audi”. Si pasojë e përplasjes së forte, shqiptarja Elisa Danaj humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, shoferi i makinës tjetër, një 21-vjeçar, pësoi disa dëmtime të lehta dhe u dërgua në spital. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit të rëndë.



