
Gjykata e Fierit ka caktuar masën “Arrest me burg” për 56-vjeçarin Petrit Arapi i cili akuzohet se ka përdhunuar dhe lënë shtatzënë një 20-vjeçare me probleme të shëndetit mendor.
Kujtojmë se Arapi u ndalu dy ditë më parë në fshatin Roskovec, pasi prindërit e vajzës zbuluan shtatzëninë.
Ndërkohë ndaj 56-vjeçarit akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.



