Hoxha: Qeveria komandon krimin, shteti e përdor krimin

Hoxha: Qeveria komandon krimin, shteti e përdor krimin

Gazetari Artan Hoxha, thotë se në vend nuk është krimi që komandon qeverinë, por është qeveria që komandon krimin.

Duke folur për MCN Live ai deklaroi se ne nuk kemi organizata kriminale që drejtojnë shtetin, por është e kundërta, ne kemi shtet që ka një mafia, pasi shteti është më i fortë se krimi dhe shteti po e përdor krimin.

Akuzat e kryedemokratit Sali Berisha për Kryeministrin Edi Rama se Troplini drejton portin e Durrësit, ai i sheh si diçka që është thënë vazhdimisht, pasi kokaina nuk kapet në hyrje të vendit, por në dalje, edhe pse ne nuk jemi prodhues kokaine.

Ky është elementi që bie në sy vitet e fundit që në port nuk është kapur më. Hyn sepse deri para vitit të ri çmimi i shumicës në treg ishte shumë i lirë, që do të thotë se këtu kishte stok.

Pasi çmimi në Anvers dhe në Amsterdam ishte më i shtrenjtë se në Shqipëri. Tregu është i ngopur, kurdo që ta kërkosh ta sjellin.

Madje më shpejt se pica, tregu është i ngopur. Ata që e kontrollojnë këtë linjë të trafikut tregon se tregu është i ngopur.

Shumë mirë që kujtohet opozita në fushatë, por duhet të ishte kujtuar çik më përpara. SPAK duhet të jetë strukturë parandaluese, ndaj sot është kujtuar të përmend Troplinin.

Kush e kontrollon dhe si e kontrollon për këtë janë agjencitë e zbatimit të ligjit. Patjetër që SPAK edhe mund të ketë marrë indicie dhe të nisë hetim.

Porti nuk kontrollohet dot nga organizatat kriminale pa miratim nga shteti. Shteti është ai që vendos se me kë do e bëjë marrëveshjen.

Është një emër që është ndërmjetës, Gysi, Gysi, cili Gys është ky? Është si vaj lubrifikant nuk punon makina.

E dëmtojnë Berishën në fushatat elektorale, ndaj po i përmend sot, por është pak vonë, se një muaj kohë ke.

Kush është ai që beson se një takim i Kryeministrit në Kretë ka kushtuar 5 mijë euro. Kush i sponsorizon këto aktivitete.

Të gjitha këto para do dalin diku, do dalin në rrugë të tilla që të mos lënë gjurmë dhe që ti t’i kapësh ata, duhet të jesh ti një hap përpara.

Ndërsa për deklaratat e Berishës, se Suel Çela kontrollon lejet e ndërtimit, ai ngriti pikëpyetje mbi këtë fakt.

Si do i kontrollojë lejet Suel Çela, si ia marrka Sueli Ramës lejet? Ia merrte lejet lali Erit? Në Shqipëri ka vetëm një organizatë, ai është grupi i fuqishëm që ndan lehjet.

Në këtë vend nuk është krimi që komandon qeverinë, është qeveria që komandon krimin.

Ne nuk kemi organizata kriminale që drejtojnë shtetin, është e kundërta, ne nuk kemi mafia që ka një shtet, ne kemi shtet që ka një mafia, se shteti është më i fortë se krimi. Shteti po e përdor krimin.

Nuk janë organizatat kriminale që i detyrojnë të fusin kandidatët e vetë në zgjedhje, por është shteti që iu thotë kë doni ju aty dhe të na garantoni rezultatet.

Nuk kanë njësi, ata kanë grupe që kryejë vrasje dhe mbledhin borxhe. Krimi që kemi ne është një krim që komandohet nga shteti, ata operojnë kur bëjnë marrëveshje me shtetin.

Ose nëse ke hyrë në luftë me shtetin, ti bëj vrimë ku të futesh. Se ndryshe do kishe politikanë të vrarë, zyrtarë të vrarë.

Mafia vret ata me të cilët kanë bërë marrëveshje dhe nuk i kanë qëndruar marrëveshjes. Ndërsa sot kriminelët i kemi në burg, pasi përdoren nga shteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy