Një grup prej 5 personash të maskuar me uniforma policie janë futur në një vilë në fshatin Prush të Tiranës dhe kanë kërcënuar me armë familjarët. Por grabitja dështoi pasi policia erdhi menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që kamerat e banesës kanë filmuar lëvizjet e grabitësve.
Në komisariatin numër 6 janë shoqëruar disa persona të cilëve u janë marrë deklarimet si persona në dijeni, dëshmi të cilat po verifikohen për të gjurmuar agresorët. Njëri prej fqinjëve, tregon se dëgjoi krisma arme, ndërsa sipas tij, në këtë grabitje kanë gishtë banorë të zonës që kanë dhënë informacione.



