
Operacioni Forca e Ligjit vë në “shënjestër” dy persona të tjerë të përfshirë në aktivitet kriminal. Ditën e sotme, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarimin e pasurisë dy shtetasve nga Vlora, të dënuar nga drejtësia italiane për trafikim të lëndëve narkotike.
Altin Çuçaj, banues në Vlorë, i dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”; dhe Mikel Çuçaj, banues në Vlorë, i dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”, janë subjekt i Ligjit Special dhe në të tilla kushte duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.



