Beqiraj: Ministri i Financave nuk ka përgjegjësi në koncesionin e sterilizimit!

Beqiraj: Ministri i Financave nuk ka përgjegjësi në koncesionin e sterilizimit!

Për Irena Beqiraj, ish-zëvendës ministren e Financave, përgjegjësia e ish-ministrit të Financave Shkëlqim Cani te dhënia e miratimit për Studimin e Fizibilitetit të koncesionit të sterilizimit është zero.

Ajo sqaron se nuk është detyra e ministrit të Financave të kontrollojë gabimet, por e Autoritetit Kontraktor që në këtë rast ishte Ministria e Shëndetësisë.

Politikat për studimet e fizibilitetit çfarë pranojnë a do bëjmë sterilizimin, Check Up, do ndërtojmë spitale, do bëjmë qendra shendetësore do japim para më shumë për mbrojtje sociale, i bën ministri i linjës. Unë n.q.s do të isha Ministër i Financave do ulërisja nga mëngjesi deri në darkë se çfarë është bonusi i bebeve për fëmijët e jorezidentëve , nuk më duket poltikë , më duket shpërdorim parash. Sa do që e them unë nuk e di mund ta kenë thënë edhe kolegët e mi që kanë qënë në qeveri, është detyra e ministrisë përkatëse ta thotë nëse i duhet apo jo. Pra cfarë lëviz dhe ndryshon brenda disa tavaneve të lejuara buxhetore nuk ka të drejtë ministri i Financave të thotë “jo këtë poltikë ti nuk e bën se nuk me pëlqen mua se i bie të futet në kompetencat e homologut të tij ose Autoritetit Kontraktor. Ministri i Financave nuk ka mundësi apo kapacitet të thotë që ky celulari që ka blerë ky vlen tre lekë apo jo, rruga duhet ta ketë koston aq po kaq, Check Up-i duhet ta ketë koston e lartë apo të vogël , pastaj të kontrollojë djegsat ,pastaj hidrocentralet se i bie të kemi një chat GPT Ministër Financash jo më një human”, argumenton Beqiraj.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy