Një aksident i trefishtë ka ndodhur në Bulqizë, dhe një 35-vjeçar është arrestuar, njofton sot burime zyrtare nga policia.
Policia sqaron se Andrea Gjoka u përplas me dy automjete dhe më pas humbi kontrollin.
“Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Bulqizës, duke drejtuar automjetin tip ‘Mercedes Benz’, në gjendje të dehur dhe me shpejtësi tej normave të lejuara, ka përplasur dy automjete gjatë rrugës dhe më pas në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjeologjisë”, ka humbur kontollin mbi automjet duke dalë nga rruga, ku për pasojë është dëmtuar lehtë vetë shtetasi i lartpërmendur. Gjokës i është bërë testi i alkoolit me apartin Drager i cili rezultoi me masë alkooli 0.67 mg/l”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.



