
Një grua e moshuar në Vlorë i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga pallati.
Rreth orës 08:10, në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga banesa e saj në katin e gjashtë të pallatit, shtetasja B. A., 85 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas dëshmive paraprake të familjarëve, e moshuara vuante nga sëmundja e sklerozës.
Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



