
Një 17-vjeçar shqiptar është goditur me thikë gjatë një grabitje në Firence, Itali.
17-vjeçari po kthehej në qendrën për të mitur ku strehohej, kur dy keqbërës nga Magrebi e goditën me thikë në këmbë dhe në gjoks për t’i marrë paratë dhe sendet personale që kishte me vete. Me vështirësi ka arritur të njoftojë kujdestarët e tij në qendrën ku ishte stehuar.
I riu flet vetëm shqip dhe për këtë arsye ishte e vështirë të rindërtoheshin faktet dhe të identifikohej pika e sulmit. Hetimet janë në vazhdim.



