Lirohen të miturit që vendosën afishe me foto të terroristit të Banjskës në veri të Kosovës

Lirohen të miturit që vendosën afishe me foto të terroristit të Banjskës në veri të Kosovës

Janë liruar pesë personat e mitur që ishin arrestuar nga policia në veri të Kosovës, nën dyshimin se vendosën pamflete në veri me fotografinë e njërit nga terroristët e vrarë në Banjskë, raportojnë mediat kosovare.

Drupal Ad

 

 

 

Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Nxitje të urrejtjes”.

 Nga informacionet e para dyshohet se janë vendosur edhe afishe me fotografi të Stefan Nedeljkoviçit, njërit prej paramilitarëve të vrarë serbë që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Pas intervistimit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Lirimin e tyre e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani

“Mbrëmë rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtjes. Ky person me urdhër të Prokurorit është ndaluar dhe deri tani janë identifiku edhe katër persona të tjerë. Që të katër personat e tjerë janë intervistuar dhe tek shumica nga ta janë gjetë prova materiale që e mbështesin vepren nxitje e urrejtjes.

“Pas intervistimit edhe të personit të fundit që të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt duke përfshirë edhe personin e parë i cili ishte ndaluar sot në orët e hershme të mëngjesit. Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshirë edhe të ndaluarin) janë të mitur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy