Policia e Fierit ka arrestuar 28-vjeçarin E. M., i cili dyshohet se shiste kokainë dhe kanabis nga banesa e tij në lagjen "Afrim i Ri".
Gjatë operacionit, u arrestuan edhe shtetasit R. N., 30 vjeç, si dhe u nis procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. T., 30 vjeç dhe V. K., 19 vjeç, si dhe për dy të rinjtë 16 dhe 17 vjeç.
28-vjeçari u kap në flagrancë duke i shitur kokainë dhe kanabis shtetasve R. N. dhe katër personave të tjerë, të cilët shoqëronin 30-vjeçarin.
Gjatë aksionit, u sekuestruan 508 gramë kokainë dhe qindra doza kanabisi, me vlerë rreth 90,000 euro në treg.
Po ashtu, u sekuestruan pajisje për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 8 celularë dhe 2 automjete.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



