Godet me shpulla të fejuarën dhe vjehrrën, pranga 19 -vjeçarit në Tiranë

Godet me shpulla të fejuarën dhe vjehrrën, pranga 19 -vjeçarit në Tiranë

Një i ri në Tiranë akuzohet se ka dhunuar të fejuarën e tij dhe vjehrrën. I dyshuari është Laugjin N, 19 vjeç, banues në kryeqytet, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur një ditë më parë në zonën e Unazës së Re.

Ai ka përndjekur dhe goditur me shpulla të fejuarën e tij të mitur V.R., 17 vjeçe dhe nënën e saj V.R., 35 vjeçe, bëjnë me dije burime nga policia.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një debati në çift, ku Nuredini është bërë agresiv dhe ka ndjekur këmba këmbës së renë, pasi ajo është larguar.

Pasi kanë mundur të shpëtojnë prej tij, të frikësuara nga kërcënimet e 19-vjeçarit, nënë e bijë, i janë drejtuar policisë për të bërë denoncimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy