Ekzekutohet në oborrin e banesës Selami Hasani, shkak dyshohet hasmëria mes familjeve në Fier

Ekzekutohet në oborrin e banesës Selami Hasani, shkak dyshohet hasmëria mes familjeve në Fier

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i sotëm në lagjen “1 Maji” në Fier, ku ka mbetur i vrarë Selami Hasani, ndërsa është plagosur edhe vëllai i tij.

 

Sipas gazetarit Besmir Pula për “MCN live”, Selami Hasani, i njohur në Fier edhe me nofkën “Sel Çami”, i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm, kishte një të kaluar të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale. 

 

Ai ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe plagosje, pas një përplasjeje të përgjakshme të ndodhur në vitin 2002 në qendër të Fierit, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

 

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:40, në lagjen “1 Maji”, ndërsa autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke djegur dy makina të përdorura në krim. Njëra prej tyre është gjetur e shkrumbuar në fshatin Ndërmenas, ndërsa tjetra te rrethrrotullimi i Pojanit.

 

Ngjarja që e bëri të njohur emrin e Hasanit ndodhi më 25 mars 2002, pranë zonës së njohur si “Sheshi i Valutës”. Gjatë një shkëmbimi zjarri mbetën të vrarë Julian Isufaj dhe kambisti Esat Tare, ndërsa u plagosën Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj, ky i fundit kalimtar i rastit.

 

Sipas dosjes hetimore dhe raportimeve të kohës, në këtë ngjarje u përfshinë Selami Hasani, Pëllumb Yzeiri dhe Kujtim Hasanbasha. 

Përplasja dyshohet se kishte si shkak një hasmëri të vjetër mes familjeve Hasani dhe Isufaj.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy